Mbyllet dosja e Rinasit, ja cilët janë emrat e të pandehurve që shkojnë për gjykim
Transmetuar më 20-10-2020, 10:35

Dosja hetimore për një nga grabitjet më të bujshme në vend ka kaluar për gjykim.

Janë mbyllur hetimet për çështjen e “grabitjes së Rinasit”.

Të pandehur për grabitjen e disa milionë eurove në 9 prill të 2019, në një nga ngjarjet me të bujshme si ajo e Rinasit, janë:

Eldi dhe Klement Çala, Oltion Veseli, Renaldo Sula, Elton Pikli, Alkond Bengasi dhe Talo Çela.

Gjykata ka pushuar akuzën për Ragip Hajdini, i cili humbi jetën disa muaj më parë.

/NOA.al