I infektuar me Covid u dërgua pak ditë më parë në Turqi, ndërron jetë mjeku shqiptar
Transmetuar më 20-10-2020, 12:57

Mjeku nga Kukësit, Astrit Haziri, ka ndërruar jetë në Turqi, ku ishte nisur për një kurim më të specializuar.

Mjeku 54-vjeçar raportohet se u infektua me Covid pak ditë më parë.

Pas ndërlikimit të shëndetit, mjeku i familjes në qarkun e Kukësit u nis drejt Turqisë, por fatkeqësisht nuk ia doli dot të mposhtë sëmundjen.

Ai është mjeku i dytë nga qarku i Kukësit që ndërron jetë, si pasojë  Covid-19.

Haziri kishte punuar si mjek i përgjithshëm në spitalin rajonal të Kukësit dhe si mjek familje në spitalin bashkiak të Hasit.

Mjeku Astrit Haziri ka qenë edhe Kryetari Këshillit Bashkiak Kukës në përiudhën 2003-2007.