Transmetuar më 20-10-2020, 13:57

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera, kryeministri Rama njoftoi se është vendosur që për çështjen e detit, palët t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare.

“E falenderoj ministrin, pavarësisht se ne momente të caktuara kemi pasur tension, por Greqia asnjëherë s’ka qenë pengesë për rrugën tonë drejt BE, më vjen mirë që kemi dakordësi se çështjet e eksportimit në Bruksel nuk janë të zgjidhshme”, – theksoi Rama.

“E kam të qartë, se sot të gjithë i kanë veshët e hapur, për pushtimin e ardhshëm të Greqisë përmes detit, por nuk do ketë përkundrazi, por sot mund ta them me kënaqësi që këtë çështje ta trajtojmë në instancat ndërkombëtarë, për të vendosur pikat mbi në bazë të ekspertëzizës dhe të drejtës ndërkombëtare të detit. Nuk është çështje propagande”, – shtoi kryeministri shqiptar.

Kreu i qeverisë deklaroi se së shpejti do të mbahet edhe një mbledhje e dy qeverive Shqipëri-Greqi.

Rama u shpreh se ka besim se do të përfundojë në mënyrë pozitive dhe heqja e ligjit të luftës.

Edhe Nikos Dendias tha se Greqia e konsideron Shqipërinë një fqinj të mirë dhe vend mik. Ai tha se jo më kot kur ra tërmeti erdhi menjëherë në Durrës. Ai shprehu besim se çështjet e minoritetit grek në Shqipëri dhe shqiptarët në Greqi duhet të mos përballen me probleme të ngjashme si deri tani.

Dendias përmendi edhe ligjin e  Luftës që ekziston mes dy vendeve, duke shprehur optimizëm se kjo çështje do të mbyllet me sukses, ashtu si edhe të çështjet e tjera që kanë mbetur pezull.

“Sa i përket ligjit të luftës. Kjo gjë është një anakronizëm, jam i sigurt se edhe këtë do ta zgjidhim. Dhe është gëzim i madh për mua që kam mundësinë ta them këtë gjë këtu, nga Tirana, me urdhër të kryeministrit Mitsotakis”, tha Dendias.

Kryediplomati helen onfirmoi mbajtjen e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive dhe dërgimin e marrëveshjes së detit në Gjykatën Ndërkombëtare.

“Zgjidhja e kësaj divergjence do të jetë e dobishme për të dy vendet, e madje kam dëgjuar me interes të lartë dakordësinë e zotit Rama se zgjidhja e kësaj çështjeje do të ketë si bazë marrëveshjen e OKB-së, të nënshkruar nga të dy vendet”.

“Kemi rënë dakord që Shqipëria dhe Greqia ta kalojë këtë çështje në Gjykatën Ndërkombëtare”.

“Të zgjidhim në klimë të respektit reciprok të gjitha çështjet që kanë mbetur pezull. Një urë mes dy vendeve tona është minoriteti grek që jeton në Shqipëri dhe miliona shqiptarë që jetojnë në Greqi”.

/NOA.al