Transmetuar më 20-10-2020, 14:32
Foto ilustruese

Një person humbi jetë sot tragjikisht teksa ra nga rimorkio e zetorit.

Ngjarja ndodhi në fshatin Dishnicë të Korçës, ku viktimë mbeti 60-vjeçari me inicialet K. N.

Ai ishte në rimorkion e zetorit që drejtohej nga 53-vjeçari me inicialet A. Sh.

Aksidentalisht ra dhe për pasojë humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua nga shërbimet e policisë për veprime të mëtejshme proceduriale. /k.k/noa.al/