Transmetuar më 20-10-2020, 14:51

Tre personazhet e radhës që duhet të justifikojnë pasurinë, dhe që OFL u ka dërguar formular, janë Ferdinand Etemaj ose Ferdinand Etemi, Elton Drapi dhe Dorjan Memaj.

Ferdinand Etemaj alias Ferdinand Etemi, banues në Berat, është dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

Elton Drapi, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve”;

Dorjan Memaj, banues në Shkozë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. /k.k/noa.al/