Transmetuar më 20-10-2020, 16:36

60 respitatorë të prodhuar në Shtetet e Bashkuara kanë mbërritur në Shqipëri në luftën kundër koronavirusit.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, përmes një reagimi ka shprehur rëndësinë e të qenurit të bashkuar në situata të tilla.

“Aleatët e NATO-s qëndrojnë të bashkuar në luftën kundër COVID-19.

Dorëzimi i sotëm në Shqipëri i 60 respiratorëve të prodhuar në Amerikë nga stoku i Aleancës tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj lidhjes sonë transatlantike dhe bashkimin e vërtetë të NATO-s përballë sfidave globale”, thuhet në reagim.

Mbi 255 pacientë po marrin trajtim spitalor, të prekur nga koronavirusi. /k.k/noa.al/