Transmetuar më 20-10-2020, 18:55

Rrezikshmëria e sëmundjes së kancerit është e lartë, madje në shumicën e rasteve fatale për jetën e njeriut.

Është e vështirë për t’u zbuluar në kohë, ndaj edhe vdekshmëria është e lartë.

Por, një grup shkencëtarësh nga Amerika dhe Kina bënë një test që mundëson analizën e gjakut të një pacienti për të zbuluar kancerin katër vjet para se të shfaqen simptomat.

Të paktën këtë shkruan revista shkencore Nature Communications.

Shkencëtarët në Kinë mblodhën mostrat e gjakut nga pacientët që luftonin me kancer në periudhën nga 2007 deri më 2017.

Më shumë se 120 mijë njerëz morën pjesë në hulumtim, nga i cili u morën më shumë se 1.5 milion mostra gjaku.

Duke vepruar kështu, shkencëtarët morën analiza nga njerëzit që u diagnostikuan me kancer vetëm disa vjet pasi dhuruan gjak.

Testi mund të zbulojë kancerin e stomakut, ezofagut, mëlçisë dhe mushkërive. Theksohet se testi “PanSear” mundëson zbulimin e kancerit në fazat e hershme te pacientët asimptomatikë, me një probabilitet saktësie prej 91 për qind.

Shkencëtarët thonë se do të vazhdojnë ta përsosin metodën, thuhet në artikull. /k.k/noa.al/