Sulmohet me thikë një person në Kosovë, përfundon në spital
Transmetuar më 20-10-2020, 20:07

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Një person është sulmuar me thikë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

I plagosuri është dërguar në spital për trajtim mjekësor, ndersa policia ka nsur hetimet për ngjarjen.

Njoftimi nga Policia

“Me datë 20.10.2020 rreth orës 15:20 në rr"Nazim Gafurri" në Prishtinë, është raportuar se një person është duke marr trajtim mjekësor për lëndime trupore që dyshohet se janë si pasojë e një sulmi me mjet të mpreht / thikë nga një person i dyshuar. Lidhur me rastin është intervistuar viktima, ndërsa njësitë kompetente policore janë duke e trajtuar rastin”./noa.al/