Tërmeti i fuqishëm trondit Parlamentin, dridhet edhe kryeministrja
Transmetuar më 20-10-2020, 21:10

Kryeqyteti Reykjavik dhe shumë zona të Islandës u tronditën sot nga një tërmet i fortë me madhësi 5.6 të shkallës Rihter, i cili nuk shkaktoi dëme ose viktima, por rezultoi në pezullimin e përkohshëm të seancës në parlament. Tërmeti, i cili zgjati disa sekonda dhe u pasua nga disa tronditje, ndodhi në 15:43 dhe u ndie në të gjithë vendin.

Kryeministrja Katrin Jakobsdottir po intervistohej në televizionin drejtpërdrejt nga shtëpia e saj kur gjithçka rreth filloi të dridhej.

“O Zoti im ka një tërmet”, tha ajo (minuta e 30), ndërsa kapi tavolinën para saj duke gulçuar.