Transmetuar më 20-10-2020, 23:21

Disa vajza, gjimanziste janë zënë me njëra-tjetrën dhe janë kapur për flokësh në mes të rrugës.

Në videon e publikuar nga JOQ, bashkë me denoncimin nga qytetari, shihet se si vajzat kapin për flokësh me njëra-tjetrën, pas një makine.

Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur për motive banale, konkretisht vajzat janë zënë për të dashurit e tyre.

“Çohu moj k***,”- dëgjohet të thotë njëra dhe më pas e ngre nga flokët vajzën tjetër.

Prezent në këtë sherr duket se janë edhe adoleshentë të tjera.