Transmetuar më 20-10-2020, 23:43

Ish-portieri dhe trajneri i portierëve i Francës, Bruno Martini, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 58-vjeçare, pas një arresti kardiak.

Martini i përfaqësoi Francën në 31 ndeshje dhe njihet më së miri për paraqitjet e tij në Kampionatin Evropian 1992 kundër Anglisë, Suedisë dhe Danimarkës.

Ai ishte trajner i portierëve në ekipin kombëtar të Francës nga viti 1999 deri në vitin 2010. Franca e fitoi Kampionatin Evropian 2000 dhe ishte finaliste e Kupës së Botës 2016 gjatë asaj kohe.

Ai i zhvilloi 139 ndeshje për Auxerre dhe 113 për Montpellier.

Noel le Graet, presidenti i Federatës së Futbollit të Francës, tha se Martini është pjesë e historisë së futbollit francez.

“Ai dinte si t’u shërbente të tjerëve me përvojën teknike, nivelin e lartë dhe cilësitë e veta njerëzore”, tha ai.

“Ai ishte njeri i jashtëzakonshëm. Bruno është pjesë e historisë së futbollit francez dhe ne nuk do ta harrojë këtë”, nënvizoi ai.