Sa po u kushton shqiptarëve mjekimi nga Covid në Itali
Transmetuar më 21-10-2020, 07:32

Pacientët italianë e kanë çdo kosto të mbuluar, por trajtimi në klinikat italiane i pacientëve që shkojnë nga Shqipëria kushton mijëra euro.

Një ditë qëndrimi kushton mesatarisht 1500 euro, ndërkohë që avioni ambulancë drejt Italisë kushton mbi 20 mijë euro për një person.

Udhëtimi më i shtrenjtë ka shkuar 29.500 euro, me personel të specializuar dhe erdhi mori 2 pacientë, thuhet në një raport të publikuar në programin televiziv Top Story.

Sipas raportit, me avionin ambulancë 22 mijë euro, ndërsa një natë qëndrimi kushton 1500 euro bashkë me kurën, çdo gjë e përfshirë, të gjithë pacientët kanë dalë me sukses.

Fillimisht duhet të plotësohet një medical clarence që e plotëson mjeku që e ka ndjekur, shënohet telefoni i mjekut shqiptar që e ka ndjekur dhe mjeku në Itali, por edhe ai që merr përsipër udhëtimin në avion komunikon gjithmonë me mjekun që e ka ndjekur.

Spitali që e merr në dorëzim e pranon pacientin, por ai që duhet ta pranojë është mjeku i fluturimit, dhe ata janë staf i specializuar covid në vende të ndryshme të botës, atje ku është avioni kur kërkohet, ndaj kushton kaq shumë."

Top Story udhëton në spitalet Covid në Itali, ja sa kushton për një shqiptare që të kurohet atje

Top Story udhëton në spitalet Covid në Itali, ja sa kushton për një shqiptar që të kurohet atjeEmisioni i plotë👇:https://www.youtube.com/watch?v=oAL44y3wLIY&t=989sPacientët italianë e kanë çdo kosto të mbuluar, trajtimi në klinikat italiane i pacientëve shqiptarë kushton mijëra euro. Një ditë qëndrimi kushton mesatarisht 1500 euro, ndërkohë që avioni ambulancë drejt Italisë kushton mbi 20 mijë euro për një person.Udhëtimi më i shtrenjtë ka shkuar 29.500 euro, me personel të specializuar dhe erdhi mori 2 pacientë. Me avionon ambulancë 22 mijë euro, ndërsa një natë qëndrimi kushton 1500 euro bashkë me kurën, çdo gjë e përfshirë, të gjithë pacientët kanë dalë me sukses. Fillimisht duhet të plotësohet një medical clarence që e plotëson mjeku që e ka ndjekur, shënohet numri i mjekut shqiptar që e ka ndjekur dhe mjeku në itali por edhe ai që merr përsipër udhëtimin në avion komunikon gjithmonë me mjekun që e ka ndjekur. Spitali që e merr në dorëzim e pranon pacientin, por ai që duhet ta pranojë është mjeku i fluturimit, dhe ato janë staf i specializuar covid në vende të ndryshëm të botës, atje ku është avioni kur kërkohet, ndaj kushton kaq shumë."Kemi patur raste të paintubuar këtu, pasi këtu shoh, një frikë për ta intubuar, ndërsa mjekët e kanë marrë e kanë intubuar në aeroport për 5 min dhe pacienti ka arritur shumë mirë në destinacion. Kam pasur raste të tilla që sot merrte 4 litra oksigjen dhe është gdhirë me 30 litra oksigjen dhe transporti bëhet më i vështirë. Një rast që kemi dërguar në Romë, e kemi bërë për 1 orë e 50 minuta, kur Roma bëhet për 50 minuta, sepse fluturuan ulët për të mos rrezikuar jetën e pacientit." – tha Silvana Ismailaj, infermiere private.

Publiée par Top Story në Top Channel sur Mardi 20 octobre 2020

"Kemi patur raste të paintubuar këtu, pasi këtu shohim një frikë për ta intubuar pacientin, ndërsa mjekët e kanë marrë e kanë intubuar në aeroport për 5 minuta dhe pacienti ka arritur shumë mirë në destinacion. Kam pasur raste të tilla që sot merrte 4 litra oksigjen dhe është gdhirë me 30 litra oksigjen dhe transporti bëhet më i vështirë. Një rast që kemi dërguar në Romë, e kemi bërë për 1 orë e 50 minuta, kur Roma bëhet për 50 minuta, sepse fluturuan ulët për të mos rrezikuar jetën e pacientit." – tha Silvana Ismailaj, infermiere private.