Pasagjeri shqiptar pëson arrest kardiak në aeroport, shtyhet fluturimi për në Tiranë
Transmetuar më 21-10-2020, 08:23

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aeroportin e Malpensas, Milano.

Një pasagjer i cili po bëhej gati të fluturonte me linjën Milano-Tiranë, ka pësuar arrest kardiak.

Për pasojë e kësaj ngjarjeje është shtyrë edhe fluturimi.

Avioni ishte parashikuar për t’u nisur nga Milano në Tiranë në orën 20.00.

Pas ngjarjes fluturimi është anuluar.

/NOA.al