VIDEO/ Shitësja përleshet për flokësh me klienten për maskën
Transmetuar më 21-10-2020, 08:40

Dy gra janë zënë me njëra-tjetrën në një dyqan në Londër.

Pasi njëra prej tyre refuzoi të vendoste maskën, tjetra e kapi nga flokët dhe e përplasi në tokë.

Në video shihet momenti kur gruaja e godet tjetrën me kokë. Në dalje të dyqanit ishin një grup grash të cilat po prisnin radhë për të hyrë brenda teksa njëra refuzoi të vendoste maskën.

Një grua e tretë përpiqet të ndalojë një burrë që filmon sulmin ndërsa kalimtarët e tjerë hyjnë për të ndaluar sherrin.

/NOA.al