Transmetuar më 21-10-2020, 08:41

Një tërmet i fortë është regjistruar dje pasdikte, pak kilometra pranë brigjeve islandeze. Sipas EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.7.

Lëkundjet ishin shumë të forta. Kryeministrja e Islandës ishte duke dhënë live një intervistë të martën, kur edhe e përjetoi situatën në panik.

Sipas mediave të huaja, Katrin Jakobsdottir po diskutonte ndikimin e pandemisë në turizëm kur shtëpia e saj filloi të dridhej, duke e befasuar dukshëm udhëheqësen islandeze.

“O zot, tërmet”, tha ajo. “Më falni, sapo ra një tërmet tani. Uau”, – dëgjohet të thotë kryeministrja, madje kam edhe kokën me dorë.

Jakobsdottir u kthye shpejt për të folur për çështjen në fjalë, duke shtuar: “Epo kjo është Islanda” duke vazhduar përgjigjen e saj ndaj pyetjes. “Jam shumë mirë, shtëpia është akoma e fortë, kështu që nuk ka shqetësime”, – shtoi ajo më vonë.

Video është pasqyaruar nga mediat botërore./NOA.al