Transmetuar më 21-10-2020, 09:12

Në mes të rrugës dhe në mes të Tiranës. Ndjekja e një burri me qëllimin për ti marrë jetën, është kthyer tek rruga “Muhamet Gjollesha”, si një pritë gjahu duke shkaktuar klimë të shtuar pasigurie tek kryeqytetasit.

Ngjarja, ishte tentativë për vrasjen e biznesmenit 50-vjeçar Andon Dh. dhe kjo, duke e ndjekur me armë në dorë.

Sot janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj biznesmenit Andon Dh., shtetasit Grid L., 45 vjeç, i dënuar me 6 vite burgim, për vjedhje me armë në Gjermani dhe Altin H., 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje me armë

Në pranga ranë edhe dy bashkëpunëtorët e dyshuar, Mariglen M. 30 vjeç dhe Enea H., 26 vjeç, ky i fundit, i dënuar më parë me 4 vjet burgim, për "trafik lëndësh narkotike".

Breaking News!Tronditese!Video ekskluzive e atentatit mafioz ndaj biznesmenit Andon Dhima pasi ai denoncoi ne narkoprokurori dhe ambasaden e SHBA Arben Malaviten per mos kthimin e borxhit pre 100000€ nga ky i fundit. Nderkohe biznesmeni Dhima dhe femijet e tij kane denoncuar ne polici se kane konflikt te hapur vetem me Arben Malaviten.Andon Dhimen e shpetoi ashensori, me sakt vajza e tij qe mbajti ashensorin gjer sa hyne te dy pa ardhur vrasesit e tij. Duke denuar kete akt si nje krim te shemtuar shteteror i them me kete rast Arben Malvites kthe urgjentisht parate se per çdo akt ndaj Andon Dhimes do pergjigjesh personalisht. sb

Publiée par Sali Berisha sur Samedi 17 octobre 2020

Gjithçka ndodhi mbrëmjen e datës 15 tetor 2020, në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Dy persona të maskuar dhe të armatosur e kanë ndjekur burrin 50 vjeçar deri në hyrje në hyrje të pallatit, me qëllim për ta eliminuar atë.

Duket se fati ka qenë me 50 vjeçarin sepse diçka nuk shkoi sipas planit edhe pse siç konfirmoi sot policia, autorët janë me precedentë të theksuar kriminalë, për vjedhje me armë zjarri dhe plagosje.

Siguria në Tiranë jashtë kontrollit, dy burra me maska ndjekin një tjetër në mes të rrugës për ta vrarë. Kapen 4 të dyshuar.Lajmi në www.noa.al

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Mardi 20 octobre 2020

Në një komunikatë që lëshoi sot Policia e Shtetit, tha se ka organizuar punën në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë, për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Orët e fundit janë arrestuar dy të dyshuar, si autorët që ndoqën 51-vjeçarin, për ta vrarë. Në video shihni pamjet e aksionit policor.

Në pranga ranë edhe dy persona që shihen si bashkëpunëtorët e autorëve, njëri prej tyre me precedent kriminal në fushën e narkotikëve.

Po ashtu u sekuestrua arma e zjarrit me të cilën autorët do të kryenin krimin, automjeti me të cilin u larguan, maskat e përdorura për të mos u identifikuar, rroba policie dhe prova të tjera që shërbyen për dokumentimin e ngjarjes.

"Mbi bazën e provave të siguruara nga Komisariati i Policisë Nr. 2 u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar "Stuhia", në kuadër të të cilit u bë kapja dhe prangosja e dy autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht:

G. L., 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë me 6 vite burgim, për vjedhje me armë në Gjermani, dhe A. H. 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje me armë.

Po në kuadër të operacionit u bë e mundur të identifikohen dhe të ndalohen dhe dy bashkëpunëtorët në këtë ngjarje, shtetasit:

M. M., 30 vjeç dhe E. H., 26 vjeç, i dënuar më parë me 4 vite e 9 muaj, për "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

Nga veprimet e para hetimore dhe procedurale u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, mjeti në pronësi te shtetasit A. H., që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes, veshjet e përdorura nga autorët, një shkop hekuri policie nga ato me hapje, një palë pranga, 6 telefona celular, rroba uniforme policie dhe kamuflazhi e prova të tjera materiale", thuhet në informacionin zyrtar.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. /noa.al/