Transmetuar më 21-10-2020, 10:05

I shpallur në kërkim, inxhinieri Astrit Zenelaj është arrestuar sot nga policia.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre, pasi ka ndihmuar biznesmenin Mustafa Koka të prishë barrierën e rrugës Plepa-Kavajë, në mënyrë që makinat të ktheheshin direkt në karburantin e biznesmenit.

Në pranga ka rënë dhe ndërtuesi Rezart Arkaxhiu, 36-vjeç.

Pak ditë më parë, Gjykata e Durrësit dha masën e sigurisë detyrim paraqitje për zyrtarët e tjerë të ARRSH të përfshirë në këtë aferë, Kastriot Braha dhe Lek Tushaj, si dhe arrest shtëpie për Agron Hasën.

Agron Hasa, Kastriot Braha, Afërdita Basha, Dhurata Lazaj, Spartak Tarkaj, Astrit Zenelaj dhe Lek Tushaj dyshohet se i shkaktuar një dëm prej 20 milionë lekë të reja buxhetit të shtetit, në bashkëpunim me biznesmenin Mustafa Koka dhe persona të tjerë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të operacionit të koduar "BYE PASS", kanë ndaluar 2 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni: R. A., 36 vjeç, banues në Durrës dhe A. Z., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", njofton Policia.

/NOA.al