Transmetuar më 21-10-2020, 10:37

Sot është dita e 24-ët e grevës së naftëtarëve të Ballshit. Teksa ata nuk kanë ndërmed të largohen pa marrë përgjgje për zgjidhje, ka reaguar sërish kreu i qeverisë.

Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter:

“Naftëtarët duhet të dalin nga greva që të bisedojmë për të mos i  lënë vetëm në këtë hall që as e ka shkaktuar qeveria, as zgjidhet me presion e me ultimatume!”

“Ne nuk kemi shkop magjik, po kemi gjithë vullnetin të lehtësojmë situatën. Me logjikë dhe solidaritet si një familje”, shkroi Rama, lidhur me grevën e naftëtarëve.

/NOA.al