Transmetuar më 21-10-2020, 10:39

Një aksident ka ndodhur paraditen e së mërkurës në Milot.

Për pasojë të plagosur kanë mbetur Zef Paloka dhe Erli Mëhilli.

Mësohet se drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri kanë marrë plagë të rënda, pasi mjeti ka dalë nga rruga.

Dy të plagosurit pasi kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Laçit, janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës ne Tiranë.

Policia e Kurbinit po heton ngjarjen dhe rrethanat e aksidentit.

/NOA.al