Transmetuar më 21-10-2020, 11:18

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë,  Anila Denaj, paraqiti sot projektligjin “Për buxhetin e vitit 2021”.

Ajo foli në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, zhvilluar nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Në prezantimin e projektligjit, Denaj theksoi disa nga prioritetet:

“Synim për vitrin e ardhshëm do të jetë rimekembja ekonomike pas pandemise. 6 mld lekë janë akorduar për përballimin e pandemisë Covid, përfshirë edhe blerjen e vaksinës”.

“28 mld lekë janë akorduar për rindërtimin dhe 1,5 mld lekë vetëm për bonusin e qirave për familjet e mbetura pa strehë”.

“Buxheti 2021 për infrastrukturën, parashikojmë përfundimin e projekteve të nisura”.

“Përparësi siguria rrugore, përfundimi i rrugës së Arbrit, nisja e punimeve në Tunelin e Llogarasë. Rritja ekonomike për vitin e ardhshëm parashikohet në nivelin 5,5% ndërsa për këtë vit tkurrja mbi 6%””.

Në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare Denaj tha se buxheti i 2021 parashikon një fond prej 1 mld lekë për procesin zgjedhor.

Sipas Denaj, rritja ekonomike përgjatë përiudhës 2021-2023 pritet të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, si konsumi privat ashtu edhe investimet.

/NOA.al