Transmetuar më 21-10-2020, 11:39

Kryeministri Edi Rama përmendi tre shtylla kryesore për investimet që do të thithin investimet dhe fondet nga Bashkimi Europian, në të ardhmen.

Në një konferencë për mediat, kreu i qeverisë tha se tre shtyllat kryesore janë infrastruktura, energjia dhe dixhitalizimi.

Në energji, sipas kreut të qeverisë, Shqipëria ka një pozicion kyç dhe ka një avantazh të rëndësishëm në raport me vendet e tjera të rajonit.

“Shqipëria ka një plan të qartë për shtrirjen e infrastrukturës së gazit qoftë në veri që shkon në Mal të Zi Kroaci dhe më pas në rrjetet europiane të gazit, qoftë me degëzimet e tjera, duke filluar nga degëzimi i Kosovës”, – tha Rama.

“Dixhitalizimi, – shtoi kryeminsitri, – “ku bëhet fjalë për një ndërhyrje masive për të fuqizuar ndërlidhjen dixhitale në rajon. Të tre këtoi shtylla kanë në thelb kompetentin e imapktit rajonal, por janë shtylla që do të ngrihen individualisht në cdo vend.”

Javën që vjen do nisë spostimi i portit ekzistues në Durrës.

Gjithashtu do të hidhet në një garë ndërkombëtare porti i ri këtij qyteti që do zhvillohet “në anën tjetër, aty ku është dhe plani i zonës së lirë ekonomike që jemi shumë optimistë që do funksionojë”.

Lajmin e konfirmoi Kryeministri Edi Rama.

“Së shpejti do nisim transformimin e madh të Durrësit të spostojmë portin ekzistues që e ka mbaruar prej kohësh misionin e tij si një port komercial mallrash në mes të qytetit që është një infrastrukturë e dalë kohe prej kohësh me standarte mjedisore shumë të ulëta, për të mos thënë zero e pengon në mënyrë gjithmonë e më shqetësuese hedhjen e një hapi në një epokë tjetër, është një infrastrukturë me potencial të jashtëzakonshëm sa i përket turizmit”, tha kreu i qeverisë.

Rama tha se qeveria është në diskutime me partnerë ndërkombëtarë, “shpresoj që më herët se vonë do kemi një marrëveshje shtetërore që do jetë investimi më i madh privat në Shqipëri, historikisht, në formulë bashkëpunimi me shtetin”.

E njëjta gjë parashikohet dhe për portin e Vlorës.

“Po kështu do bëjmë dhe me Vlorën porti ekzistues është infrastrukturë arkeologjike në aspektin e standartit, shërbimeve dhe impaktit negativ që ka në zonën e bregdetit që prek drejtpërdrejt qytetin”, tha kreu i qeverisë.

“Në pak javë do mund edhe të fillojmë të japim gjithë autorizimet për fillimin e portit të tretë, që do jetë i pari që do nisë turistik, në Sarandë, për të cilin kemi marrë një propozim fantastik e që ndryshon aty paradigmën e zhvillimit të Sarandës”, – tha Rama, duke premtuar se vendi ynë, – “do hyjë në një hartë ku ka munguar me dekada, harta e turizmit të detit në aspektin e ekonomisë së detit”.

Një tjetër prioritet sipas kryeminsitrit Rama do të ejnë edhe aeroporte të tjera në vendin tonë.

Rama shpreson që në pranverën e vitit 2021, aeroporti i Kukësit të jetë gati.

Me përmbushjen e ketij premtimi, shefi i qeverisë tha me ironi se nuk e ka harruar objektivin që të sigurojë për PD 120 vota, nga emigrantët shqiptarë që jetojnë në Londër, të cilët do udhëtojnë falas.

“Shpresojmë që aeroporti i kukësit do jetë operacional në pranverë. Unë nuk e kam harruar objektivin që 120 vota për PD ti sjell me avion nga Londra”.

“Do përzgjidhen midis atyre që kanë sharë e përqeshur më shumë idenë e aeroportit të Kukësit”, theksoi ai. – “Nëse më ndjekin i ftoj të fillojnë të akumulojnë kredite për udhëtimin falas duke sharë sa më intensivisht, kush do shajë e do tallë më shumë do hyjë në avion e do zbresë në Kukës për të votuar për PD, 120 vota me fluturim falas, ky është një objektiv, shpresoj ta realizoj”, – tha Rama.

/NOA.al