Transmetuar më 21-10-2020, 11:46

Kryetarja e partisë së dytë më të madhe opozitare, LSI, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar ditën e sotme takime në Kombinat me banorët e prekur nga tërmeti.

Në fjalën e saj, Kryemadhi bëri thirrje për bashkim, për të mposhtur ata, që sipas saj sot janë në pakicë.

“Po u përçamë si zogjtë e korbit na marrin për budallenj. Po u bashkuam të gjithë bashkë, janë ata të mposhtur dhe të humbur, se ata janë pakicë, ndërsa shqiptarët janë shumicë”, tha Kryemadhi.

Për sa i përket procesit të rindërtimit pas tërmetit shkatrrimtar të vitit të shkuar, kryetarja e LSI-së theksoi se nuk mund të bëhet politikë me problemet e qytetarëve.

"E para gjë që do bëjmë ne është një sqarim të situatës. Secili nga ju të rishikojë edhe njëherë dokumentet e pronësisë për të shkuar deri te padia, të mësojmë çfarë po ndodh me fondin.

 E kanë bërë në një komunë, me letra do ju japim 22 milionë ju thonë njerëzve dhe ti merr 5 milionë dhe shtëpinë nuk ua japin, i thonë e ke për 99 vjet. Pse çfarë jemi ne, si mund ta japësh pronën e babës me koncesion?! Nuk do i lejojmë ata të tallen me ju! Pasi mbaruan punë me naftën, i keni parë ato gratë e shkreta ca po bëjnë në Ballsh s’kanë marrë 20 rroga, po duan të fusin fëmijët tani. E kuptoni? Barrikadë do ju bëhemi deri më 25 prill atyre!

Nuk është çështje votash se atë e dini vetë ju, unë nga ana ime do i bëj letër institucioneve që në emër të kujt do i bëjë këto tjetërsime pronash ai”, u shpreh ajo.

Bashkëbisedim me gazetarët!

Bashkëbisedim me gazetarët!

Publiée par Monika Kryemadhi sur Mardi 20 octobre 2020