Transmetuar më 21-10-2020, 13:42

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina, i habiti të gjithë një ditë më parë, pasi u shfaq në rrjetet sociale krah partnerit të ri, me të cilin nuk kishte dalë kurrë publikisht.

Teksa publikoi foton e parë me të, këngëtarja gjithashtu i bëri atij edhe një deklaratë të bukur dashurie.

Ajo shprehej se kur dashuria mes dy personave është e vërtetë është në gjendje të kalojë çdo vështirësi, sepse ajo fiton mbi gjithçka.

“Thonë që ‘në dashuri fiton kush ikën’. Nuk është e vërtetë. Në dashuri fiton ai/ajo që rri. Dashuria nuk është e lehtë! Në dashuri duhet të dish të ndash dhimbjen, pasionin, vuajtjet. Ndonjëherë dashuria vë në dyshim gjithçka që ti ke besuar, por kur dashuria është e vërtetë atëherë ajo është në gjendje të superojë çdo vështirësi, çdo pengesë, sepse dashuria fiton mbi gjithçka. Ne në çdo pengesë fituam njëri-tjetrin. Të dua Fisnik Syla”, shkruan Fjolla bashkëngjitur fotos.

Ndërkohë kujtojmë se Fisniku është babai i dy fëmijëve. “n’Zoom.biz” ka siguruar disa foto të bashkëshortes dhe fëmijëve të Fisnikut, duke shkruar se fotot janë realizuar në gusht, kur Fjolla dhe biznesmeni sapo kishin nisur lidhjen.

Po e njëjta media shkruan se bashkëshortja e Fisnikut ka treguar se ka qenë e martuar me të prej 10 vitesh dhe tashmë kjo marrëdhënie mori fund prej Fjollës.

"Atyre që deshtën shkatërrimin e familjes marrshin nga jeta atë që e meritojnë", ka thënë ajo.