Pamje brenda burgjeve në Korenë e Veriut
Transmetuar më 21-10-2020, 15:11

Mund të nënkuptohet që të dënuarit në burgjet e Koresë së Veriut kalojnë tmerre të vërteta.

“Human Rights Watch” ka realizuar disa intervista me zyrtarë të lartë dhe ka dalë në përfundimin se të burgosurit janë përballur me kushte çnjerëzore në institucionet e paraburgimit që shpesh çojnë në tortura.

Sipas “Human Rights Watch”, e cila thotë se e bazon argumentimin e saj nga disa intervista të dhënë nga personat e arrestuar, ata janë dhunuar me shkopinj gome dhe sende të tjera.

“Nëse unë ose të tjerët lëviznim (në qeli), rojet më urdhëronin mua ose të gjithë shokët e qelisë të zgjasnim duart nëpër shufrat e qelisë dhe më pas i shkelnin vazhdimisht me çizmet e tyre”, tha ish i arrestuari Park Ji Cheol.

Yoon Young Cheol, një tjetër ish i arrestuar, shtoi: “Atje, thjesht trajtohesh sikur vlen më pak se një kafshë dhe kjo është ajo që përfundon duke u bërë”.

Disa femra të intervistuara dëshmuan për dhunë të shfrenuar seksuale në institucione. Kim Sun Young, një ish-tregtare që në të 50-at e saj iku nga Koreja e Veriut, tha se ajo ishte përdhunuar nga një hetues në një qendër paraburgimi. /k.k/noa.al/