Transmetuar më 21-10-2020, 16:11

Situata e koronavirusit në 24 orët e fundit paraqitet e njëjtë me atë të një dite më parë.

Katër pacientë kanë humbur jetën në dy spitalet. Ata janë një 61-vjeçar nga Saranda, një 70-vjeçare nga Elbasani, një 73-vjeçar nga Tropoja, një 81-vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkohë, sa i përket rasteve të reja, nga 1 mijë e 375 teste, 279 kanë rezultuar të infektuar me Covid-19.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

111 raste në Tiranë, 30 raste në Shkodër, 25 raste në Durrës dhe Korçë, 18 raste në Elbasan, 14 rastë në Pogradec, 12 raste në Fier, 9 raste në Vlorë, 7 raste në Krujë, Berat, Sarandë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Lushnje dhe Kuçovë, 4 raste në Kurbin, 3 raste në Kolonjë, 1 rast në Kavajë, Mirëditë, Mallakastër, Kamëz, Tepelenë, Rroskovec, Shijak, Patos, Cërrik.

Janë shëruar 116 qytetarë, duke e çuar në 10 mijë e 341 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 257 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. /k.k/noa.l/