Transmetuar më 21-10-2020, 17:39

Të moshuarit e përballojnë më vështirë koronavirusin, dhe sipas statistikave kanë numrin më të lartë të vdekshmërisë në të gjithë botën.

Por një 67-vjeçare nga Miçigani, nuk u dorëzua për 167 ditë me radhë dhe e fitoi betejën me virusin e rrezikshëm.

“Kjo gjë ndryshoi gjithë jetën time”, tha Deanna Hair për NBC Neës.

“I gjithë procesi nga momenti i infektimit, qëndrimi në spital, të qenit në ventilator dhe rikuperimi, dukej sikur po më shteronte fuqitë.”

Deanna dhe bashkëshorti i saj, Ken Hair, nga Ann Arbor, raportuan simptoma pasi u kthyen nga Kalifornia në mes të marsit.

Të dy dolën pozitiv, por ndërsa bashkëshorti i saj pati simptoma të lehta, Deanna kishte temperaturë, kollë dhe të vjella.

Tani ajo ka lënë spitalin dhe gëzon shëndet të mirë.