Transmetuar më 21-10-2020, 18:18

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar edhe njëherë ndërprerjen e grevës së urisë nga gratë naftëtare.

Në Tuiter shkruan se pa u ndalur greva nuk do ketë asnjë negociatë me naftëtarët.

“Keqardhje për refuzimin për të ndërprerë grevën në Ballsh,sepse pa u ndalur greva nuk do të nisë dot asnjë bashkëbisedim!Ideja se duke u futur në grevë mund t’i faturosh qeverisë kusuret e një kompanie private është shumë e gabuar.

Me t’u ndalur greva ulemi bisedojmë vëllazërisht”, shkruan Rama.

Por naftëtarët janë të vendosur në qëndresën e tyre dhe kërkojnë pagat e prapambetura. /k.k/noa.al/