Transmetuar më 21-10-2020, 20:13

Një episod totalisht i pazakontë është rregjistruar gjatë ndeshjesLiverpool-Everton që u luajt fundjavën që shkoi.

Kamerat kanë kapur momentin kur porteri i tretë i Liverpoolit, Kaomhin Kelleher fle në pankinë kur ndeshja po luhej.

Pamjet e këtij momenti janë përhapur me shpejtësi virale në rrjetet sociale, aq sa tifozët e kampionëve të Anglisë nuk kanë kursyer kritikat ndaj 21-vjeçarit.

Pamja bëhet akoma më qesharake kur Klop ndjek ndeshjen i nervozuar, ndërsa lojtari irlandez është në qejfin e tij.

Futbollisti irlandez ishte thirrur nga trajneri Klopp si portier rezervë në takimin me Evertonin pas dëmtimit të portierit të parë Alison Beker.

Natyrisht që pamja e Kellaher-it nuk do t’i ketë pëlqyer teknikut gjerman.