Transmetuar më 22-10-2020, 00:47

Autoriteti brazilian shëndetësor Anvisa njoftoi se një vullnetar i vaksinës COVID-19 të zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oxfordit ka ndërruar jetë, duke deklaruar se çështja po hetohet.

Vullnetari ishte regjistruar në provë, por ende nuk e kishte marrë dozën, raporton Bloomberg.

Autoritetet thanë se testimi i vaksinës do të vazhdojë pas vdekjes së vullnetarit, por nuk dha detaje të mëtejshme, duke përmendur konfidencialitetin mjekësor të atyre që ishin përfshirë në prova.

Universiteti Federal i Sao Paulo, i cili po ndihmon në koordinimin e provave klinike të fazës 3 në Brazil, tha se vullnetari ishte brazilian, por nuk tha se ku jetonte personi.

Pas kësaj aksionet e AstraZeneca pësuan rënie negative me 1.7%, raporton CNN.

Qeveria federale ka plane për të blerë vaksinën në Mbretërinë e Bashkuar dhe për ta prodhuar atë në qendrën e saj të kërkimit biomjekësor FioCruz në Rio de Zhaneiro.

Ndërsa një vaksinë konkurruese nga Sinovac e Kinës po testohet nga qendra kërkimore e shtetit Sao Paulo Instituti Butantan.

Brazili ka shpërthimin e dytë më vdekjeprurës të koronavirusit, me më shumë se 154,000 të vrarë nga COVID-19.