Transmetuar më 22-10-2020, 08:29

Gjashtë punonjës të hipotekës së Korçës kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Ka shkuar në 8 numri në total të të infektuarve brenda këtij institucioni.

Dy punonjëset e para që rezultuan pozitive u identifikuan më  15 Tetor.

Ditën e djeshme, ashtu siç shihet dhe në shkresë drejtoria vendore e institutit të shëndetit publik në zbatim të masave për parandalimin e Covid 19 ka kërkuar mbylljen e këtij institucioni.

Ndërkohë që drejtoresha e ASHK-së Besa Spaho ka urdhëruar mbyllje nga data 21 tetor deri më 25 të këtij muaji.

Mëngjesin e sotëm pritet të bëhet dhe dezinfektimi i ambienteve .

Po ashtu është marrë tamponi gjithë punonjësve të katit të parë. Gjithë personeli do të vendoset në vetëkarantinim deri ditën e hënë, ditë kur pritet të rikthehen shërbimet për qytetarët.

/NOA.al