Transmetuar më 22-10-2020, 10:09

Sociologu i njohur Gëzim Tushi ka komentuar zgjedhjen që ka bërë një qytetar amerikan i cili jeton dhe punon në Gjermani.

Babai i 3 fëmijëve, inxhinieri  Mark Bryan, ka vendosur të vishet si grua, kudo, madje edhe kur shkon në punë. Ai prej katër vitesh praktikon këtë veshje dhe pretendon se ideja i lindi për respektin që ka ndaj barazisë gjinore apo edhe forcimit të rolit të gruas në shoqëri.

Sociologu i njohur shqiptar Tushi këtë zgjedhje të pazakontë për shoqërintë tonë e sheh në një këndvështrim tjetër. Ai tha se në kohën e komunizmit vendoste shteti për çdo gjë, aq sa edhe në jetën intime. Ai i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ku në diskutim e sipër mbi këtë temë, tha:

“Në atë kohë vendoste shteti se si duhet të visheshim, të ecnim e si të bënim seks”.

“Në atë kohë nuk lejohej aborti i fëmijës prandaj them që kontrollohej edhe seksi mes çiftit. Sepse raporti midis të ndaluarës dhe lejuarës është i diskutueshëm”, – u shpreh Gëzim Tushi.

Shqowria shqiptarw pwrgjithwsisht konsiderohet ende një shoqëri e mbyllur, që nuk mund të pajtohet lehtë si në perëndim, me të tilla zgjedhje.

/NOA.al