Maliqi, ministres: Ç’bëhet me burgjet? Dy police u ndëshkuan pse denoncuan eprorët për abuzim seksual
Transmetuar më 22-10-2020, 11:19

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në interpelancën e sotme në Kuvend për sistemin e burgjeve, akuzoi se ka deputetë edhe brenda sallës së parlamentit që gjithë këtë process e bëjnë për shkak të lidhjeve që kanë me element brenda burgjeve, dhe sidomos pas aplikimit të sistemit 41-biss.

Minsitrja është përballur me kritika të ashpra nga deputeti Lefter Maliqi, lidhur me grevën e fundit dhe situatën në burgje.

Interpelanca ishte kërkuar nga deputeti Lefter Maliqi, i cili në qeverinë “Rama” ka shërbyer si zv.drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.

Deputeti i opozitës së re Parlamentare Lefter Maliqi nga foltorja e parlamentit denoncoi sot shkelje dhe skandale që sipas tij kanë ndodhur në Drejtorinë e Burgjeve.

Maliqi përmendi disa emërime që janë miq të deputetëve apo ministrave socialistë. Sipas Maliqit, drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, vetëm në 19 muaj nga emërimi ka kryer 250 komandime.

Maliqi disa vite më parë ka qenë ish-drejtor burgjesh.

Maliqi tha se në zyrat e drejtorëve ka edhe skandale seksuale.

“Çfarë ndodh te Burgje? Se më kanë thënë që kur keni vajtur për ta takuar të ka thënë sekretarja, më fal por drejtori po flet me kryeministrin’.

“Drejtori i përgjithshëm nuk të pyet fare, s’kanë ndodh më parë këto skandale, greva. 250 emërime në burgje që nga nëndrejtori i përgjithshëm”.

“I hoqën drejtorët, drejtorin, mikun e Majkos, miku Qefalisë që bënin fushatë aty, i hoqën që të bëjnë çfarë t’i dojë kokrra e qejfit. Madje edhe sfilatë mode të bëjnë aty. Apo doni ndonjë foto t’ua publikojë këtu. Janë dy police që i kanë vajtur në zyrë këtij drejtorit barkderr dhe e kanë denoncuar për abuzime seksuale me eprorët e tyre, dhe ky ça bën, i çon në detyra të vështira”.

“Nuk kanë të mbarruar. Marrim burgun 302 ish zëvënësin e vëllait të tij, nuk e di ça e ka Vasilika, Engjëllushin por e ka hequr për shkelje të rënda”, u shpreh Maliqi.

Deputeti akuzoi ministren e drejtësisë Gjonaj se nuk e ka nën kontroll drejtorinë e përgjithshme të burgjeve. – “Ministrja foli si Nexhmija në kongres. Nuk paska shumë rilindas këtu se nuk duartrokitën. Erdhe këtu dhe na tregove statistikat e zyrave të rilindjes”.

“Unë kam punuar me dy drejtore: Arben Çukon që e morët e futët në burg dhe Stefan Cipën që e keni degdisur drejtor me 30 punëtorë” – tha Maliqi për dy zyrtarët socialistë.

Ai tha se nuk impresionohet nga fjalët e ministres që tha se ka qenë vartës i saj. – “Sepse edhe ti ke qenë vartëse e Fatmir Xhafajt dhe e dimë sesi u katapultove aty”, shtoi Maliqi, që radhiti edhe disa emërime nepotike sipas tij, të miqve të ministres në funksione të rëndësishme të Ministrisë së Drejtësisë.

Lefter Maliqi foli edhe për divorc brenda kabinetit qeveritar.

“Kjo qeveri, e dinë gjithë shqiptarët, ka ministra që janë divorcuar. Madje edhe me sherre. Në fund të fundit nuk ka problem kur edhe kryemafiozi në krye të qeverisë është divorcuar tre herë dhe së fundi bëri divorc dhe me PS” – tha Maliqi.

Ministrja Etilda Gjonaj foli për arritjen.

“Nga 2017 kur unë mora drejtimin e ministrisë, ndryshimet kanë qenë rrënjësore. Në tre vjet kemi kryer reforma të rëndësishme që janë vlerësuar nga partnerët ndërkombëtarë. Zbatimi I regjimit 41-biss ka shënuar një kthesë të jashtëzakonshme, duke ndërprerë sadopak lidhjet me krimin” tha Gjonaj.

Sipas ministres janë bër 937 kallzime penale nga drejtoria e burgjeve ndërkohë që 235 janë punonjës të burgjeve. /NOA.al