Transmetuar më 22-10-2020, 12:20

Një aksident pa pasoja ka ndodhur gjatë kësaj të enjteje në autostradën Tiranë-Durrës.

Në një video të mbërritur në “Ti Raporton”, shikohet që një makinë është përplasur dhe ka përfunduar në pjesën anësore të rrugës.

Makina drejtohet nga një shtetase femër.

Ende nuk bëhet i qartë identiteti i saj.

Pranë vendit të ngjarjes ka mbërritur edhe Policia dhe po hetohet ngjarja.

/NOA.al