Ndihmë emigrantëve të paligjshëm, arrestohen në Pogradec dy të rinj nga Kosova (Emrat)
Transmetuar më 22-10-2020, 13:09

Vijojnë goditjet në kuadër të operacionit policor "Perimetri".

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Arrestohen Lirim Osmanaj, 21-vjeç dhe Fillim SInanaj, 32-vjeç, banues në Prizren.

Ata u kapën duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Ja çfarë thotë policia:

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore, Forcat Speciale "Shqiponja" dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor "Perimetri", kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve L. O., 21 vjeç dhe F. S., 32 vjeç, banues në Prizren, Kosovë.

Shtetasit e mësipërm janë kapur nga shërbimet e Policisë në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetet tip "Volksëagen" dhe "Audi", 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim".

Qarku KorçëVijojnë goditjet në kuadër të operacionit policor "Perimetri".Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.U kapën duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore, Forcat Speciale "Shqiponja" dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor "Perimetri", kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve L. O., 21 vjeç dhe F. S., 32 vjeç, banues në Prizren, Kosovë. Shtetasit e mësipërm janë kapur nga shërbimet e Policisë në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetet tip "Volkswagen" dhe "Audi", 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim".

Publiée par Policia e Shtetit sur Jeudi 22 octobre 2020