Nga Rudina Hajdari: Pse nuk duhen besuar më Nano, Berisha, Basha dhe Rama për plehrat
Transmetuar më 22-10-2020, 13:16

Fjala që mu censurua sot në Kuvend!

Nga Rudina Hajdari

Ne fakt diaspora ka patur dhe ka nje kerkese konstante.

Kerkesa nuk eshte qe Ministria te organizoje festa dhe koncerte, as mbledhje pompoze ku shpenzohen parate publike pa kriter per te mbajtur kryeministri e disa ministra fjalime.

Jo!

Shqiptaret qe jetojne jashte keto i organizojne vete, nuk kane nevoje per qeverine.

Sapo jam kthyer nga Amerika dhe nga gjithe takimet qe kam patur aty me shqiptare te mire e te ndershem qe kane krijuar modele suksesi ne vendin me te fuqishem te botes, eshte vetem nje. Na mundesoni te drejten e votes.

Diaspora pra do qe te votoje. Do te kete nje ze ne zhvillimet e vendit. Dhe eshte nje kerkese shume e drejte sepse ata me remitancat e tyre jane nder kontribuesit me te medhenj ne ekonomi e per rrjedhoje duhet te kene nje ze ne perzgjedhjen e menaxhereve te kontributit te tyre.

Ju kete te drejte ia mohuat edhe kesaj here. Ndaj gjithcka thoni e votoni sot per diasporen eshte thjesht spektakel I deshtuar me shprese se do vazhdoni ti genjeni miliona shqiptare qe sot nuk jetojne me ne Shqiperi pikerisht prej jush.

E keni te kote, sepse shqiptaret nuk genjehen me nga ju.

Si mund ti genjeni akoma ju shqiptaret?

Si mundet nje shqiptar te vazhdoje te genjehet nga kjo klase politike.

Eja i hedhim nje sy ceshtjes aq te debatuar se fundmi te menaxhimit te mbetjeve, apo plehrave sic e keni qejf ju ta quani sepse ju duket pak me familjare.

Ne vitin 2004 Fatos Nano donte te importonte plehra nga Italia se bashku me Francesco Bechetin dhe te ndertonte nje incinerator. Edi Rama atehere kryetar bashkie, ishte kunder sepse besonte, te pakten publikisht, qe incineratoret dhe importi I plehrave ishte I demshem per vendin. Kunder ishte edhe Sali Berisha dhe Lulzim Basha me te njejtat argumeta.

Ne vitin 2011 Sali Berisha dhe Lulzim Basha ndryshuan mendim dhe vendosen te miratojne importin e plehrave ne Shqiperi kryesisht nga Italia.

Ne vitin 2017 edhe Edi Rama ndryshoi mendim dhe miratoi edhe ai ligjin per importin e plehrave nga Italia.

Si mund ti besosh keta?

Shikojini pak, nga 2004 e deri sot, per ceshtjen e plehrave kane treguar qarte se halli I tyre nuk ka qene aspak mjedisi dhe shendeti I shqiptareve, por vetem xhepi se ku shkojne leket qe paguan mafia italiane per te groposur mbetje ne kete vend.

Kur jane ne opozite vishen me kostumin e luftetareve mjedisore qe luftojne me mafian italiane, e sapo vijne ne pushtet shnderrohen ne dashnor te plehrave dhe ndajne fitimet me mafian qe deri dje e kishin gjasme demaskuar.

30 vite kjo loje. 30 vite keta nuk kane bere asnje dite beteje per shqiptaret e shqiperine por vetem per pasurine e tyre personale. Prandaj keta jane sot njerezit me te pasur ne vend, e shqiptareve u duhet nje ligj per diasporen sepse gjysma jeton jashte e ata qe jetojne ketu mezi presin te ikin.

Edhe per ceshtjen e incineratoreve, eshte I njejti debat, e njejta e vertete.

Mirel Mertiri dhe Klodian Zoto, dy personazhe te dale nga xhepi I Arben Ahmetaj dhe Hermesit te tij, edhe pse totalisht anonime, edhe pse pa asnje experience, edhe pse pa asnje kapital, ia dalin te perfitojne kontratata koncesionare nga qeveria te cilat u garantojne fitim deri ne 400 milione euro per 20 vitet e ardhshme, pa ju dashur te shpenzojne asnje lek nga xhepi I tyre, gjithcka me leket e shqiptareve.

Kush jane keta qe u bene te pasur nga hici me taksat e shqiptareve? Si ka mundesi qe Edi Rama I cili ishte kunder ndertimit te incineratoreve ne shqiperi, sot ka lejuar 3 te tille nga nje kompani fantazem?

Pergjigja eshte te 400 milion eurot sigurisht. Aty ka qene gjithmone keto 30 vite.

Te ato 400 milione eurot e ka mendjen edhe ai qe bertet nga rruga e qe kur ishte Kryetar Bashkie menaxhimin e plehrave te Tiranes ia dha Dionisit te kunatit te vet.

Aty e kane mendjen keta.

Po nga dalin keto 400 milione euro?

Te dashur shqiptare keto dalin nga djersa juaj. Eshte mundi dhe sakrifica e perditshme e cdo njeriu te ndershem, qe jeton, punon e paguan taksa ne kete vend.

Eshte mundi dhe sakrifica e cdo biznesi qe me thonj mbahet ne kembe dhe paguan cdo detyrim ne fund te muajit.

Eshte sakrifica e pensionisteve te cilet u duhet te numerojne ditet kur e marrin ate pak pension.

Eshte sakrifica e naftetareve te cilet vazhdojne ne greve urie sepse askush nuk u paguan rrogat.

Eshte sakrifica e cdo shqiptari te mire e punetor, taksat e te cileve nuk shkojne per rritje pagash e pensionesh, per shkolla, spitale a ujesjellesa apo rruge e mjedis te shendetshem por shkojne ne xhepat e Mireleve, Dioniseve, vellezerve, kunaterve te ketyre qe kane 30 vite qe na qeverisin. Pra shqiptaret sakrifikojne qe keta te pasurohen.

Dua ta mbyll me nje pyetje te sinqerte per shqiptaret e mi:

A ia vlen te vazhdoni e te sakrifikoni kaq shume per te pasuruar keta njerez?