Futbolli shqiptar pezull/ Egbo kundër bojkotit: Eshtë si një “Covid 2”
Transmetuar më 22-10-2020, 13:58

Në pritje të rifillimit të kampionatit, janë shfaqur pakënaqësitë e para. Protagonistët e futbolllit nuk po e durojnë dot këtë situatë.

Tirana barazoi dje 1-1 ndaj Kastriotit, në miqësoren e radhës. Ndeshja u luajt në “Selman Stermasi”. Partik Bardhi kaloi krutanët në avantazh, para se bardheblutë të barazonin me Ernest Muçin. Në fund të lojës, Emanuel Egbo e krahasoi bojkotin njësoj si bllokimin (ndalesën) nga pandemia e Covid-19:

“Nuk e dimë se çfarë po bëhet dhe kur do ta fillojmë sezonin e ri. Kjo ndalesë është si “Covid 2″, ndikon psikoligjikisht te lojtarët.”

“Po zhvillojmë ndeshje miqësore për të mbajtur lojtarët në formë, pasi është një ndalesë e gjatë. Në miqësoren ndaj Kastriotit pamë se disa lojtarë kanë nevojë për më shumë punë, ndërsa disa të tjerë janë afër formës optimale dhe gati për sezonin e ri”.

Liga e Futbollit i ka parashtruar disa kërkesa financiare qeverisë, për rifillimin e kampionatit.

Këto kërkesa nuk janë marrë ende parasysh.

Shqipëria është i vetmi vend në Europë, që ka lënë pezull aktivitetet kombëtare futbolllistike.

/NOA.al