Transmetuar më 22-10-2020, 14:03

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në 3 qytete Shkodër, Bulqizë dhe Durrës, për t’i dorëzuar formularin e deklarimit të pasurisë 5 të dënuarve të tjerë.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar, OFL iu ka nisur sot kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, pesë shtetasve.

Sipas OFL, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

/NOA.al

Foto arkiv