Transmetuar më 22-10-2020, 14:37

Pronari i një lokali në Velipojë është arrestuar pasi u konstatua se ushtronte aktivitet të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit.

Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet A. P, në fshatin Gomsiqe e Re në Velipojë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 makineta, një tavolinë, çipsa dhe letra bixhozi që shërbejnë për ushtrimin e lojërave të fatit.

Në përfundim të veprimeve u arrestua pronari i lokalit, shtetasi A. P. 32 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Velipojë, Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara”dhe “Fshehja e të ardhurave”. /k.k/noa.al/