Transmetuar më 22-10-2020, 15:16

Lideri i Partisë Demokratike edhe sot denoncoi atë që e quan aferë korruptive me inceneratorët në vend.

Por sërish nuk ka munguar një përgjigje nga Kryeministri Rama.

Ky i fundit shkruan në Tuiter se sa më shumë Basha sulmon impiantet, tregon se nuk ndahet dot nga mali me plehra.

“Ah Lul, të ka mbet ora tek Gropa e Hajdin Saliut, po habitem si s’e kupton që sa më shumë sulmon impiantet moderne të mbetjeve, aq më shumë tregon se nuk ndahesh dot nga malet me plehra të Sali Hajdinit!

Ta qaj hallin, je mes gropës së tij dhe grepit të Likes për tiganin e Monës”, shkruan Rama. /k.k/noa.al/