Transmetuar më 22-10-2020, 16:46

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame ka humbur të atin. Lajmin e ka publikuar vetë përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

“Me trishtim ju bëj me dije se babai, Adili, nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen. Të gjithë menduam se do t’ja dilte, por nuk kish qenë e thënë.

Iku i qetë, duke na lënë të gjithëve midis trishtimit që nuk ju gjendëm dot pranë në momentet e fundit. Ftoj të gjithë ata që e patën njohur në jetë, ta kujtojnë gjithmonë me humorin e përhershëm dhe dashurinë për jetën”, shkruan Lame.

Ndërkohë, një ditë më parë vetë Lame ka rezultuar pozitiv me koronavirus. /k.k/noa.al/