Pesë vite pa dalë nga shtëpia, të riun 320 kilogramë e nxjerrin me vinç
Transmetuar më 22-10-2020, 17:02

Është e tmerrshme të qëndrosh për ditë të tëra i mbyllur në shtëpi. Imagjinoni për shumë vjet.

Kjo ka ndodhur me një 30-vjeçar nga Britania e Madhe, që për pesë vite nuk kishte dalë nga shtëpia për shkak të peshës, 320 kilogramë.

Jason Holton i cilësuar si njeriu më i shëndoshë në Britani, është nxjerrë me vinç nga banesa e tij.

Për ta nxjerrë nga apartamenti asistuan 30 zjarrfikës pasi duhej të shkonte në spital.

Në momentin që doli nga banesa, Jason qëndronte i shtrirë në shtarat, ndërsa një vinç gjigant bëri të mundur nxjerrjen e tij.

“Ishte e mahnitshme sepse ishte hera e parë në 5 vite që provoja ajër të pastër”, u shpreh ai për “The Sun”. /k.k/noa.al/