Transmetuar më 22-10-2020, 17:37

Janë dy prej repereve më të famshme në trojet shqiptare. Bëhet fjalë për Tayna dhe Melinda.

Në sezonin e ri të emisionit të Meriton Mjekiqit, do të jetë e ftuar Tayna dhe në promo reperja dëgjohet në një free-style ku thumbon dikë që i ka “kërkuar falje”.

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të hamendësojnë në rrjet se bëhet fjalë për Melindën dhe postimin e saj të bujshëm të para disa kohëve.

“I kërkoj falje artistes Tayna për ofendimet në freestyle-in e fundit. Për shkak të drejtimit që ka marrë repi i femrave mendoj se duhet të ndryshojmë kahjen që most ë nxisim urrejtje te gjeneratat e reja”, shkruante Melinda vitin e kaluar.

Megjithatë ende nuk dihet nëse këtë “kunjë” Tayna e kishte për Melindën apo jo. Mbetet për t’u parë. /k.k/noa.al/