Transmetuar më 22-10-2020, 20:07

Këngëtarja e njohur Miley Cyrus ka befasuar me pohimet e saj për revistën “Interview”, se kishte pasur një eksperiencë personale me jashtëtokësorët. “Isha duke i dhënë makinës së bashku me një shoqen time, dhe u ndoqëm nga një objekt i çuditshëm, një lloj UFO”, tha 27 vjecarja. “Jam shumë e bindur për atë që pashë”, këmbëngul ajo. Edhe pse e pranoi se pak përpara këtij episodi kishte blerë pak marijuanë, Miley sërish u shfaq e bindur për takimin me një alien.

“Ngjante me një borëpastruese që fluturonte. Kishte një ngjyrë të verdhë të shndritshme. Unë e pashe, mikja imë po ashtu. Por edhe disa makina të tjera ndaluan, kështu që besoj se ajo që më zunë sytë, ishte e vërtetë”, rrëfen këngëtarja.

E gjithë skena e ka të tronditur thellë, aq sa për pesë dite siç thotë, kishte frikë të ngrinte sytë nga qielli. “ Më dukej sikur do të ktheheshin”, shprehet Miley, megjithëse sqaroi se nuk ndiente më kërcënim nga objekti fluturues i paidentifikuar, me drejtuesin e të cilit sic pretendon, kishin shkëmbyer edhe vështrime.