Transmetuar më 22-10-2020, 23:16

Ditën e sotme në ‘Përputhen’ ka pasur një debat me tone të forta mes Shqipes dhe Teas.

Shkak janë bërë deklaratat e Shqipes për Gracianon i cili ka deklaruar se është biseksual.

Shqipja është irrituar nga takimi i Teas me Gracianon, ku shpërtheu keq në ofendime në mes të studios.

Një moment iu drejtua Teas duke i thënë: “Të ka bërë keq baloni më duket”.

Kjo deklaratë ka bërë që Tea të largohet nga emisioni dhe shumë konkurrentë të tjerë i kanë shkuar pas.

Tea u largua në shenjë proteste pasi më herët i kërkoi produksionit largimin e shqipes nga ekrani.

Ajo tha se nëse nuk largohej Shqipja, do largohej ajo.