Transmetuar më 23-10-2020, 08:35

Ajo ka zbukuruar kopertinat e para të revistave në të gjithë globin.

Dhe për kopertinën e fundit të “Vogue”, Irina Shayk u zhvesh plotësisht, raporton “Daily Mail”.

Ajo u shfaq duke pozuar nudo, teksa përpiqej të mbulonte vetëm pikat e nxehta me dy pllaka dekorative.

Supermodelja 34-vjeçare, tregoi fizikun e përsosur, teksa qëndronte në këmbë mbi një piedestal.

Fotot u realizuan në kopshtin e “Donatella Versace” në Milano, Itali.

Këtë muaj, modelja ka qenë shumë e zënë për shkak të bashkëpunimit edhe me revista të tjera.

Megjithatë, kjo nuk e ka penguar të jetë një nënë e përkushtuar, pasi ka gjetur kohë edhe për vajzën e saj.

/NOA.al