Transmetuar më 23-10-2020, 09:16

Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero është shprehur kundër vendimit të qeverisë për hapjen e kinemave, që sipas tij, ishte një hap i parakohshëm në këtë periudhë.

Pipero ritheksuar edhe njëherë qendrimin e tij për gjobën për personat që nuk vendosin maskën në ambjentet e jashtme.

Ai thotë se ai është ndoshta mjeku i vetëm që i ka kërkuar dhe i është lutur që kryeministri ta tërheqë vendimin.

“Nuk ka të bëjë me ndërgjegjësimin se sa më urbanizimin. Ku ka më shumë qytetarë, ekspozimi është më i lartë. Kjo është një sëmundje urbane. Nuk mund të presim raste të mëdha në fshatra. Unë e kam konsideruar hapjen e kinemave një hap të nxituar, njësoj edhe për teatrot”, – tha Pipero.

Mjeku pavarësisht protestave dhe ankesave të artistëve, u shpreh kundër aktiviteteve artistike.

“Ky virus nuk na mundëson për këtë kohë të shijojmë dhe të ndajmë me artistët emocionet tona, njësoj dhe me kinematë. Jam ndoshta i pari dhe i fundit mjek që i jam lutur kryeministrit që gjoba të rishikohet dhe të shtohen më shumë mundësitë për ne bluzat e bardha të jemi në komunikim”, – tha Pipero.

/NOA.al