Transmetuar më 23-10-2020, 09:24

Një 25-vjeçar u arrestua nga efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, policia ka ushtruar kontroll në banesën e shtetasit K. B., banues në fshatin Cërnicë, Tropojë.

Si rezultat i kontrollit Policia tha se gjeti dhe sekuestroi brenda banesës së tij, në cilësinë e provës materiale, 184 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 80 fishekë.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin K. B., 25 vjeç, banues në fshatin Cërnicë, Tropojë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë.

I riu akuzohet për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

/NOA.al