I bëri spektakël, Neymar  ka dy fjalë për futbollistin e njohur shqiptar: Vetëm…
Transmetuar më 23-10-2020, 09:28

Neymari zhvilloi një ndeshje spektakolare në fitoren 2-0 të Paris Saint-Germain ndaj Stade de Reims.

Valon Berisha ishte "viktimë" e aftësive mahnitëse të Neymarit i cili bëri një driblim të pabesueshëm i cili më pas u kthye në "hit" në rrjetet sociale.

27-vjeçari e la mesfushorin kosovar të shtangur me një lëvizje të vetme të topit.

Edhe pse kjo video bëri xhiron e rrjetit, Berisha pas ndeshjes publikoi një fotografi në instastory në rrjetin social instagram.

“Lojtar i nivelit tjetër. Asgjë përveç respekt”, shkroi Berisha në foton e tij.

Postimin e mesfushorit të ‘Dardanëve’ e ka rishpërndarë sulmuesi brazilian, i cili ka thëne disa fjalë për Berishën.

“Faleminderit shoku. Vetëm vazhdo”, shkroi Neymar.

/NOA.al