Transmetuar më 23-10-2020, 09:47

Shkarkohet nga detyra Besim Shabani, drejtori i Ruajtjes së Personaliteteve të Larta Shtetërore.

Shabani, drejtor për Sigurinë Fizike të PLSH-ve, të personaliteteve të larta shtetërore, u shkarkua sot nga procesi Vetting.

Gjatë senacës dëgjimore Shabanit i janë konstatuar probleme me pasurinë.

Komisioni i Jashtëm të Vlerësimit kërkoi një dokument qe Shabani të justifikojë pasurinë prej 20 mijë dollarë, që sipas tij, ia kishte sjellë vëllai i tij nga Amerika, për të blerë një banesë.

Ai nuk kishte deklaruar edhe përfitime në interesa bankare.

Besim Shabani kishte përfituar nga interesat bankare një shumë në vlerën e 1563 dollarë, të cilat nuk i ka treguar, dhe kanë mjaftuar këto të dhëna që t’i komunikohej sot shkarkimi nga detyra.

/NOA.al