Transmetuar më 23-10-2020, 10:11

Gjykata e Posaçme i ka rikthyer automjetin e blinduar tip “BMW” të ish-kreut të “Bandës së Durrësit” Lulzim Berishës, i sekuestruar disa muaj më parë nga OFL.

Avokati i Berishës, Detar Hysi, i cili tha se vendimi do të ankimohej kur u sekustrua mjeti në muajin shkurt, dha sot lajmin se makina i është rikthyer të zotit.

Më 21 shkurt, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit i dërgoi  Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 5 rastet e para të pronave të sekuestruara në bazë të akteve normative në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, ku mes tyre ishte edhe ishte edhe automjeti BMË i Lulzim Berishës.

Pasuritë e Lulzim Berishës kanë kaluar nëpër filtrat e drejtësisë, pas daljes së tij nga burgu.

Makina u sekustrua nën dyshim se mund të jetë krijuar nga aktivitete kriminale, por pas hetimit, duket se ajo është justifikuar dhe  gjykata vendosi që t’i riktehehet Berishës.

/NOA.al